image ShSKUK hap tender 250 mijë eurosh për shërbime funeralesh për viktimat e Covid-19 - Sinjali

ShSKUK hap tender 250 mijë eurosh për shërbime funeralesh për viktimat e Covid-19

news image

Në kohën kur po rritet numri i viktimave nga COVID-19, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka hapur një tender për shërbime funeralesh për të vdekurit si pasojë e këtij virusi.

E për këtë tender janë ndarë 250 mijë euro.

Kështu bëhet e ditur nga prokurimi.

Afati për dorëzimin e ofertave për pjesëmarrje thuhet se është deri më 8 shtator të këtij viti.

Ndërsa, kompania kontraktuese do të duhet të përgatit kufomat, t’i vendos në kese e në arkivol, pastaj t’i bart nga klinikat te morgu.

Kujtojmë që Kosova po regjistron numër të madh të viktimave nga COVID-19.

Vetëm dje numri i viktimave të regjistruara ka qenë 36. Disa nga viktimat po janë edhe të moshave të reja. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: