image Shqiptari arrestohet nga policia italiane pas 19 vitesh në arrati

Botë

Shqiptari arrestohet nga policia italiane pas 19 vitesh në arrati

news image

Pas 19 vitesh në kërkim Policia Italiane ka mundur të arrestojë shqiptarin killer, i fshehur në një qytezë në jug të Italisë me dokumente të falsifikuara.

Autoritetet italiane kanë arrestuar në komunën Cotronei në rajonin e Kalabrisë shqiptarin Dritan Ternova.

19 vite më parë ai së bashku me një shqiptar tjetër kanë ekzekutuar italianin Massimo Schiaca i datëlindjes 1971.

Vrasja ka ndodhur në Romë më 5 dhjetor 2001 ku italiani është ekzekutuar me një armë zjarri nga dy shqiptarë në bordin e një automjeti në lëvizje.

Njëri prej shqiptarëve u arrestua pak ditë pas vrasjes më 19 dhjetor të 2001. Ndërsa Dritan Ternova u shpall në kërkim, raporton Ora.

Dritan Ternova sot 39 vjeç është dënuar nga Gjykata Italiane me 16 vjet heqje lirie si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit italian.

Dritan Ternova thirrej me emrin Luciano e aktiviteti investigativ i autoriteteve italiane zbardhi se ai strehohej në qytezën e Cotronei ku ishte stabilizuar të punonte me dokumente te falsifikuara.

Dritan Ternova është vënë në pranga dhe ndodhet në burgun e Crotones në Kalabri./Gazeta Sinjali/