image Shqiptari 29-vjeçar ikë nga burgu në Zvicër

Diasporë

Shqiptari 29-vjeçar ikë nga burgu në Zvicër

news image

I burgosuri 29-vjeçar, Qëndrim Atashi ia doli të arratisej gjatë kohës sa ndodhej duke punuar, jashtë burgut në Zvicër. Nga momenti i arratisjes së tij, Policia e Zugut ka filluar kërkimet.

29 vjeçari po vuante një dënim me burg “për vjedhje të ndryshme”, thotë një burim nga Policia e Zugut. Ai është larguar dje rreth orës 16:00 pasdite.

Atashi përshkruhet si një i ri me trup të hollë dhe gjatësi prej 170 centimetrash. Në kohën e arratisjes, ai kishte veshur pantallona ngjyrë hiri, një xhaketë të kaltër të errët dhe këpucë të zeza. Ai ka flokë të shkurtër të zinj, mjekër të hollë dhe mustaqe.

Policia ka paralajmëruar gjithashtu që ata që e identifikojnë, të mos flasin me personin në kërkim dhe të mos përpiqen ta ndalojnë atë.

/GazetaSinjali/