image Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen e integrimit evropian

Shqipëri

Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen e integrimit evropian

news image

OECD organizata për Bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, përmes raportit “Qeverisja në rajonin e Ballkanin Perëndimor” analizon zhvillimet politike dhe shoqërore në 6 vendet e rajonit.

Për Shqipërinë OECD thotë se mbetet vendi i  parë në rajon për mbështetjen e integrimit evropian gjë e cila kërkohet nga 87% e shqiptarëve.

Në luftën kundra korrupsionit OECD mbërrin në përfundimin se Shqipëria renditet më mirë bashkë me Maqedoninë e Veriut krahasuar me vendet e tjera. Shqipëria sipas raportit renditet e dyta në rajon për luftën me krimin e organizuar. Por në cilat niveli është besimi qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisjes?

OECD thotë se shqiptarët renditen të tretët në rajon me 34% ndaj besimit për qeverinë. 4 % më shumë krahasuar me periudhën 2007-2019.

Ndërsa për reformat që lidhem me administrimin publik i njëjti raport  thotë se Shqipëria renditet më mirë se vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. Sektorët me një performancë të mirë janë shërbimet publike, menaxhimi burimeve njerëzore.

OECD thotë se Shqipëria është një ndër të paktat vende në rajon ku ne shikojmë rritje me +3 % të besimit ndaj sistemit në drejtësi.

Ndërsa rritja ekonomike e GDP në Shqipëri, është nën mesataren e vendeve të Ballkanit dhe  e dyta me ulët në rajon por rritja ekonomike për periudhën 2008-2018 është rritur me 2.72%.

Shqipëria sipas këtij raporti rendit e dyta në rajon me 53% të kënaqur me shërbimin shëndetësor pas Kosovës me 57%.