image Shqiptarët e jugut rrallë po i vizitojnë varrezat në veri, deri atje po përcillen nga policia (VIDEO)

Sociale

Shqiptarët e jugut rrallë po i vizitojnë varrezat në veri, deri atje po përcillen nga policia (VIDEO)

news image

Banorët e Mitrovicës pasi përfunduan faljen e namazit të Fitër Bajramit në mënyrë të organizuar, u nisën për të nderuar e kujtuar familjarët e tyre të vdekur që prehen në varrezat e myslimanëve në veri, transmeton Gazeta Sinjali.

Përgjatë kalimit të kësaj rruge, ata u shoqëruan nga forcat e Policisë një herë ato të jugut, e pastaj nga ato të veriut.

Qytetarët thanë se festën e Bajramit çdo herë e shfrytëzojnë edhe për vizitë te varrezat, pasi këtë nuk mund ta bëjnë gjithmonë me siguri.

Mitrovicasit thonë se këtë ditë veç lutjeve e kujtimit për më të dashurit e tyre, e shfrytëzojnë edhe për rregullimin e varreve.

Këta thanë se vizitat te varrezat për festën e Bajramit edhe pse u sjell pikëllim, i bënë të ndihen më mirë shpirtërisht.

/Gazeta Sinjali/