image Shqipëria regjistron vetëm një viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, mbi 100 raste të reja

Shqipëri

Shqipëria regjistron vetëm një viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, mbi 100 raste të reja

news image

Shqipëria ka regjistruar një viktimë dhe 135 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 586 testime, ku 135 persona janë konfirmuar pozitivë me virusin COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Numri i të shëruarve ka shënuar rritje. b=Brenda 24 orëve janë shëruar 72 pacientë që ishin të infektuar me koronavirus./Gazeta Sinjali/