image Shqipëria publikon bilancin 24 orësh, rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Rajon

Shqipëria publikon bilancin 24 orësh, rritet numri i të infektuarve me koronavirus

news image

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se janë 20 raste të reja pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1232 raste. Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë./Gazeta Sinjali/