Kombëtarja e Shqipërisë në futsall ka ftuar katër lojtarët e FC Prishtina 01 për ndeshjet në ‘main round’ ndaj Kroacisë dhe Ukrainës, shkruan Sporti në Sinjali.
Agon Ramadani, Mentor Mejzini, Narcis Alibegu dhe portieri që aktualisht është në huazim te Sparta Prague, Cristiano Cardoso, janë lojtarët e ftuar.

FC Prishtina 01 ka njoftuar se lojtarët do të grumbullohen me Shqipërinë nga 22 janari deri më 1 shkurt.
Ndryshe, Shqipëria ndeshjen e parë e luan më 27 janar ndaj Kroacisë, kurse katër ditë më vonë takohet me Ukrainën. /Sporti në Sinjali/.