image Shqipëria e ekstradoi dje në Kosovë, kush është 35-vjeçari që kërkohej për posedim të drogës

Siguri

Shqipëria e ekstradoi dje në Kosovë, kush është 35-vjeçari që kërkohej për posedim të drogës

news image

Dje, rreth orës 13:00, autoritetet shqiptare kanë dorëzuar te Policia e Kosovës një person që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren. Sinjali mbrëmë raportoi se personi i ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë dyshohet për posedim të narkotikëve. 

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Berat Kuqin, 35-vjeçar.

I dyshuari iu është dorëzuar autoriteteve të Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, ku nga aty i njëjti është dërguar në Gjykatën në Prizren.

Sinjali mëson se gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nën dyshimet për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/