COVID-19

Të infektuar

1194

Të shëruar

884

Të vdekur

31

Rajon/ Shqipëri, rregullat e reja në kisha, pa takime dhe përqafime

news image

Vendimi për rikthimin e besimtarëve katolikë në kisha në Shqipëri, nisur nga kjo e hënë, ka rregullat e saj të reja.

Dezinfektimet e ambienteve të kishës dhe ajrosja e tyre është kërkuar si kusht nga ekspertët, ndërsa Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Masaffra rikujton distancat fizike.

“Të respektohet distanca, që është të paktën 1 – 1,5 metra. Por personat që janë të së njëjtës familje mund të rrinë së bashku. Nuk do të japim dorën por mund të japim një buzëqeshje apo urim, pa u prekur me dorë.

Kanë ndryshuar edhe elementët e ceremonive fetare.

“Meshtarët të parapëlqejnë kremtimet jashtë, kur e mundëson koha dhe të kihet parasysh që vendi i ujit të bekuar të jetë i zbrazur. Edhe kungimi të jepet në dorë. Edhe pse ka pasur kundërshtime, u kam thënë që fillimisht kështu bëhej kungimi, më pas, në Mesjetë, filloi të jepej në gojë”, tregon Masaffra.

Situata e pandemisë ka bërë që për më shumë se 2 muaj besimtarët katolikë të qëndrojnë larg objekteve të kultit./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin