image Shqipëri: Dënohet me afro 500 euro 27-vjeçari nga Kosova, voziti deri në 197 km/h (VIDEO)

Shqipëri

Shqipëri: Dënohet me afro 500 euro 27-vjeçari nga Kosova, voziti deri në 197 km/h (VIDEO)

news image

Një 27-vjeçar nga Kosova është gjobitur me rreth 55 mijë lek të rinj apo ( rreth 500 euro), pasi i njëjti kishte vozitur 197 km/h veturën e tij të tipit Audi A7.

Ngjarja ka ndodhur në tunelin e Kalimashit – Morinë njofton Policia e Shtetit.

“Shërbimet e Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet inteligjente, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/