image Shqetësuese në Rahovec: Fëmija 14-vjeçar kapet me armë në dorë, intervenon Policia

Siguri

Shqetësuese në Rahovec: Fëmija 14-vjeçar kapet me armë në dorë, intervenon Policia

news image

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, që jo rrallëherë dalin të jenë edhe të moshave të reja, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar të enjten Rahovec, ku Policia ka kapur një të mitur, që posedonte armë ilegale.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një 14-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me pistoletë në dorë, në afërsi të sallës së sportit.

Pas intervenimit të Policisë, arma që iu gjet është sekuestruar, ndërsa i mituri është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë në prani të prindit.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

/GazetaSinjali/