image Shqetësuese: Edhe një punëtor lëndohet në vendin e punës në Prizren, dërgohet me urgjencë në spital - Sinjali

Shqetësuese: Edhe një punëtor lëndohet në vendin e punës në Prizren, dërgohet me urgjencë në spital

news image

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, në rrugën “Brigada 125” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.  

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një punëtor 46-vjeçar është lënduar teksa ka qenë duke punuar në një objekt. Punëtori dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej shkallëve, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas burimeve nga spitali, i riu ka pësuar lëndime në boshtin kurrizor për çka po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se tashmë hetimet kanë nisur nga Inspektorati si dhe nga Policia, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin