COVID-19

Të infektuar

4512

Të shëruar

2156

Të vdekur

97

Shqetësuese, dy raste të reja me koronavirus në Gjilan nuk dihet si u infektuan

news image

Dy nga rastet e reja me koronavirus në Gjilan nuk janë raste kontakti, rrjedhimisht nuk duhet nga e kanë marrë virusin COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli i cili tha se janë duke e hulumtuar burimin e infektimit.

“3 janë raste kontakti ndërsa 2 raste po e hulumtojmë burimin e infektimit, momentalisht janë të panjohura. Gjilani ka 4 raste të shënuara, pra kemi vetëm një rast aktiv të shtuar. Momentalisht kemi 72 raste aktive. Kemi edhe 2 punëtorë të shërbimeve publike dhe drejtori i Bujqësisë”, ka deklaruar Ismajli për RTV Dukagjini.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar 122 raste të reja me koronavirus në vend. Prej tyre 5 raste janë nga Komuna e Gjilanit./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin