image Shqetësuese: Dogana pa informacion për avarinë në Aeroport

Kosovë

Shqetësuese: Dogana pa informacion për avarinë në Aeroport

news image

Ndonëse kanë kaluar tri ditë prej bllokimit të mallit në doganën e Aeroportit, ky institucion ende nuk është në dijeni se çfarë po ndodhë atje.

Në përpjekje për të siguruar informata rreth kësaj çështjeje, Sinjali ka kontaktuar dy herë me zëdhënësin e Doganës, Adriatik Stavileci, i cili ka deklaruar se ende nuk kanë informacion për këtë avari.

Dogana në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka rënë nga sistemi.
Qytetarët nuk po arrijnë ta tërheqin mallin dhe për pasojë kanë mbetur të bllokuar. Ata e kanë njoftuar Sinjalin se atyre u është thënë që arsye për këtë kolaps treditor, është prishja e një kablloje të internetit.

Për pasojë, doganierët nuk po arrijnë ta procesojnë mallin. Shqetësuese paraqitet edhe fakti se në këto depo ka edhe mall farmaceutik i cili duhet të ruhet në kushte të posaçme.

Qytetarët kanë shprehur pakënaqësi të mëdha. Ata kanë shpenzuar mijëra euro për ta marr me mallin me kohë ndërsa pamundësia për ta pranuar atë po u shkakton dëme të mëdha./Sinjali/