image Shpëtohet vajza që tentoi të hidhej nga ndërtesa në Prishtinë, flasin nga Policia

Siguri

Shpëtohet vajza që tentoi të hidhej nga ndërtesa në Prishtinë, flasin nga Policia

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një vajzë ka tentuar të hidhet nga një ndërtesë në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur për Sinjalin se vajza është shpëtuar dhe po i bëhen kontrollet mjekësore.

“Rreth orës 09:40 është raportuar se në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një person dyshohet se po tenton të hidhet nga lartësia e një objekti. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse përfshirë këtu edhe specialistin e negocimit. Veprimet e shpejta dhe mirë koordinuara policore kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes, ndërkohë që personit në fjalë ekipet e mjekëve emergjent po i bëjnë kontrollet e duhura mjekësore.”

/GazetaSinjali/