image Shpërthim në Siri, pesë të vdekur dhe mbi 20 persona të plagosur

Botë

Shpërthim në Siri, pesë të vdekur dhe mbi 20 persona të plagosur

news image

Pesë persona janë vrarë dhe më shumë se 20 persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në qytetin sirian Afrin, raporton Anadolu, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministria e Mbrojtjes në Turqi në një deklaratë tha se shpërthimi ndodhi të shtunën në një vend industrial në qendër të qytetit.

Sipas mediave turke, ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por minstria turke e Mbrojtjes ka fajësuar YPG-në, të cilën e konsideron terroriste./Gazeta Sinjali/