image Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Pejë

Siguri

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Pejë

news image

Mbrëmë rreth orës 23:22 ka ndodhur një shpërthim në oborrin e një shtëpie në fshatin Katund i Ri në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë, bëjnë të ditur se pronari i shtëpisë ku ndodhi shpërthimi e ka raportuar rastin.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë evakuimin e banorëve të kësaj shtëpisë.

Rasti është duke u hetuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Gazeta Sinjali/