image Shpërthim i fuqishëm në një lokal në Tiranë

Shpërthim i fuqishëm në një lokal në Tiranë

news image

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Tiranë tek rruga ”Dëshmorët e 4 shkurtit”.

Policia ka njoftuar se në një lokal në këtë rrugë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar plasëse në orën 03:30 të mëngjesit.

”Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit” ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese”, njofton policia.

Si pasojë e shpërthimit, sipas policisë, nuk ka asnjë të person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./GazetaSinjali/