image Shpërthen Ilir Meta, e quan Ramën "qen bir qeni"

Shqipëri

Shpërthen Ilir Meta, e quan Ramën “qen bir qeni”

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sonte te “Zonë e Lirë” ka bërë paralajmërime të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, shkruan Gazeta Sinjali.

Kreu i shtetit ka thënë se përballë Edi Ramës nuk janë 3 milionë, por 10 milionë shqiptarë në rajon që po vuajnë pasojat e politikave të tij të gabuara, teksa e ka quajtur edhe qen bir qeni.

“Mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri me SOROS dhe miqtë e tu serbë se ke përballë një president nga Skrapari dhe 10 milionë shqiptarë. Çuni i Kristaqit ta dijë mirë. Ky Pinok i shëmtuar, ky qen bir qeni, ky maskara, ta dijë mirë se s’ka për të gjetur vrimë ku të futet. Unë jam Ilir Meta, ta dish mirë këtë. Një këlysh blloku s’mund të kërcënojë qytetarët”, tha presidenti Meta.

Presidenti Ilir Meta ju përgjigj sot në emisionin “Zonë e Lirë” kërcënimeve të Edi Ramës. “Nuk ndodh që luani të frikësohet nga lepuri”, tha ai. Ndërsa shtoi se kryeministri “është një lepur i marrë peng”. /Gazeta Sinjali/