image Shpejtim Bajoku shpallet boksieri më i mirë i turneut “Adem Jashari”

Sporte Luftarake

Shpejtim Bajoku shpallet boksieri më i mirë i turneut “Adem Jashari”

news image

Shpejtim Bajoku u shpall boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, që këtë fundjavë u mbajt në Palestrën “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë.

Në turneun e 22-të tradicional, krahas boksierëve tanë, morën pjesë edhe garues nga Shqipëria, Bullgaria, Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut.

Besart Pireva u vlerësua boksieri më i mirë vendor, ndërsa çifti më luftarak u vlerësua, Patriot Behrami – Xhio Elezi të Shqipërisë.

Pireva merr bursë nga KOK-u si “Shpresë Olimpike 2020”, ndërsa Bajoku e Behrami nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

/Sinjali Sportiv/