image Shpallen në kërkim vëllai dhe nipi i policit Ferid Leci që u vetëdorëzua në polici pas aksionit në Karaçevë

Siguri

Shpallen në kërkim vëllai dhe nipi i policit Ferid Leci që u vetëdorëzua në polici pas aksionit në Karaçevë

news image

Vëllai dhe nipi (emra të njohur për redaksinë) i policit Ferid Leci janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se këta të dy dyshohet se kanë kryer veprat penale “Kontrabandim dhe organizim i lojërave të fatit” në zonën e Karaçevës, bashkë me policin Leci, i cili u vetëdorëzua sot në polici.

Në kuadër të mega-aksionit policor që u zhvillua mbrëmë në zonën kufitare të Karaçevës, Ferid Leci ishte në mesin e personave që kërkoheshin nga policia për shkak të dyshimeve për veprimtari ilegale të zhvilluara në këtë zonë.

Pasi nuk arritën ta arrestojnë, forcat e rendit bastisën mbrëmë shtëpinë e policit Leci në Hodonoc të Kamenicës, brenda së cilës u gjetën armë zjarri pa leje, para të gatshme dhe gjësende tjera të kundërligjshme. 

Leci dyshohet se nuk zgjodhi luftimin e krimit dhe korrupsionit në zonën ku shërbeu për një kohë të gjatë, por iu bashkua grupeve kriminale që në mënyrë ilegale arritën të përfitonin materialisht.

Ndërsa, i njëjti sot është vetëdorëzuar në polici dhe sipas burimeve të Gazetës Sinjali do të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Detaje të tjera lidhur me rastin e policit Ferid Leci i gjeni në linkun e mëposhtëm. /Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.