image Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve i jep ultimatum Qeverisë nëse nuk plotësohen kërkesat - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

72500

Të shëruar

61685

Të vdekur

1.640

Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve i jep ultimatum Qeverisë nëse nuk plotësohen kërkesat

news image

Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve do të pezullojë punën nga data 28 e këtij muaji nëse Qeveria e Kosovës nuk mbështet kërkesat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj shoqate përmes konferencës për media ka kërkuar nga kryeministri të merret me kërkesat e tyre, në të kundërtën nga kjo datë nuk do të ketë transport për udhëtarët në të gjithë Kosovën.

Sipas tij, ka qasje selektive nga qeveria në mbështetjen për rimëkëmbje.

“Kemi dërguar shkresë kryeministrit të mbajë premtimin për mbështetje të shoqatës se transportit rrugor, mos të kemi mbështetje selektive. Apelojmë të qeveria të marrë seriozisht kërkesat tona në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Nuk kemi rrugë tjetër për të realizuar kërkesat tona, përveç grevës e protestës. Me datë 28 të ndërprejmë punën por nuk do të dalim në rrugë për shkak të pandemisë”, tha ai. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin