COVID-19

Të infektuar

10247

Të shëruar

5944

Të vdekur

327

“Shokohet” Atalanta, futbollisti kryesor i ekipit vuan nga depresioni

news image

Një lajm së fundmi i ardhur nga Italia e ka tronditur Atalantën, në një periudhë kur këta të fundit po shkëlqenin në kampionat dhe po pregatiteshin për ndeshjen ndaj Paris Saint Germainit në Ligën e Kampionëve.

Josip Ilicic nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e shumë pritur të “zikaltërve” ndaj Paris Saint Germainit në Ligën e Kampionëve, teksa thuhet se sulmuesi ka pasur disa probleme familjare dhe është rikthyer në vendlindje.

Megjithatë, “La Gazzetta dello Sport” dhe “La Repubblica” shkon deri aty, sa thuhet se lojtari vuan nga depresioni.

Të njëjtën gjë Ilicic e kishte bërë edhe para dy viteve, ku tha se kishte frikë se do i duhej të tërhiqej nga futbolli i luajtur. 32-vjeçari vazhdoi me futbollin pavarësisht gjithçkaje dhe ia doli të shkëlqejë me Atalantën ku është kthyer në një idhull të tifozëve.

Nuk dihet ende sa do mungojë lojtari dhe nëse do të kthehet më në futboll apo jo, por e sigurt është që nuk do luajë ndaj PSG-së, ku Atalanta dëshiron të bëjë historinë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin