image Shoferi vozit në korsinë e kundërt të rrugës në Bresje të Fushë Kosovës – VIDEO

Sinjalizime

Shoferi vozit në korsinë e kundërt të rrugës në Bresje të Fushë Kosovës – VIDEO

news image

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa pamje në të cilat shihet një shofer, i cili vozitë me shpejtësi të madhe në korsinë e kundërt të rrugës.

Përveç vetes, ky vozitës me veturën e tij të tipit Mercedes rrezikon edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sipas sinjalizuesit, këto pamje janë realizuar sot rreth orës 03-04:00 të mëngjesit në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen dhe të shtohet siguria në rrugë.

/Gazeta Sinjali/