image ‘Shoferi ra në gjumë, ose defekt teknik’ – Zbulohen dyshimet e para për aksidentin e autobusit nga Kosova në Austri

Diasporë

‘Shoferi ra në gjumë, ose defekt teknik’ – Zbulohen dyshimet e para për aksidentin e autobusit nga Kosova në Austri

news image

Rreth 20 persona kanë mbetur të lënduar, ku tre prej tyre kanë marrë plagë të rënda, në një aksident trafiku që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Austri, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë, Hans Wolfgruber, ka thënë se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pa faj të palës së tretë, që do të thotë se shoferi mund të ketë rënë në gjumë, ose shkak ka qenë një defekt teknik.

Komandanti i shpëtimit të qarkut, Hermann Gerstgraser, ka thënë se në autobus ndodheshin rreth 25 pasagjerë, ku tetë prej tyre shpëtuan tërësisht pa lëndime, për të cilët aktualisht po kujdesen ekipi i ndërhyrjes në krizë në selinë e qytetit.

Ndërsa zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Roberta Thanner, ka thënë se momentalisht nuk raportohet për viktima.

“Aktualisht dimë për tre të plagosur rëndë dhe 16 të plagosur lehtë. Aktualisht nuk kemi raporte për viktima”, tha për APA zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Roberta Thanner.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, autobusi me udhëtarë nga Kosova, që po shkonte drejt Gjermanisë, është nga kompania ‘Armendi Tours’.

Raportohet se autobusi rreth me 25 pasagjerë, është përplasur me një hekurudhë mbrojtëse prej betoni.

/GazetaSinjali/