image Shoferi në lagjen Tophane në Prishtinë përdor hapësirën e gjelbër për parking

Sinjalizime

Shoferi në lagjen Tophane në Prishtinë përdor hapësirën e gjelbër për parking

news image

Parkimi i veturave në vende jo të duhura në vendin tonë është një dukuri e shpeshtë e cila edhe shkakton shqetësim tek qytetarët. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në lagjen Tophane në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar fotografi nga lagjja Tophane në kryeqytet, ku shihet vetura e parkuar në hapësira të gjelbra.

Sipas informatave nga sinjalizuesi, aty afër gjendet parkingu i veturave, por që shoferi i kësaj makine, ka parkuar në vend jo adekuat dhe tashmë disa orë ka që vetura qëndron aty pari.

Shkelje të tilla nga shoferët e automjeteve janë të shumta të cilat shpesh raportohen në media nga qytetarët.

Gazeta Sinjali edhe më parë ka raportuar lidhur me veturat që dëmtojnë hapësirat e gjelbra, por që rrallë herë janë marrë masa ndaj këtyre shoferëve.

/GazetaSinjali/