image Shoferi në Ferizaj nuk e duron gjobën, i kërcënon policët

Kosovë

Raporti/ Shoferi në Ferizaj nuk e duron gjobën, i kërcënon policët

news image

Një shofer në Ferizaj ka shpërthyer kur dy policë pasi e kishin ndalur, vendosën t’ia shqiptonin një gjobë për kundërvajtje në komunikacion.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sojevë, kur teksa ishte duke iu shqiptuar gjoba, shoferi ka kërcënuar dy policët.

Ai është intervistuar nga Policia, ndërkaq me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Policia po e heton rastin si kanosje ndaj personit zyrtar. /Gazeta Sinjali/