image Shoferi kroat e mbron shoferin kosovar që shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci

Rajon

Shoferi kroat e mbron shoferin kosovar që shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci

news image

Një shofer nga Zagrebi i Kroacisë e ka komentuar aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e së dielës në Slavonski Brod, ku si pasojë mbetën të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

Postimi i Ivan Kaspret në Facebook bëri bujë në rrjetet sociale, ndërsa komentet mbështetëse ishin të shumta.

Në një bisedë telefonike për mediumin kroat, Dnevnik, Kaspret tha se ai nuk priste që njerëzit ta prisnin në këtë mënyrë postimin e tij.

“Ndoshta një fëmijë i sëmurë po e priste në shtëpi, ndoshta ai kishte probleme të tjera për të cilat po mendonte në atë kohë. Ngarja e automjetit nuk është e vetmja gjë për të cilën mendojmë në jetë, të gjithë kemi probleme të tjera”, ka thënë Kaspret.

“Mbase kolegu i tij bisedoi me të para pesë minutash? Kush thotë që ai nuk është hero, i cili ndoshta i tha kolegut të pushonte sepse e pa që nuk mund ta voziste më? Shoferët dinë të ndërrohen çdo dy në dy orë e gjysmë gjatë natës”, shtoi ai.

Postimi i plotë i shoferit kroat:

“Unë punoj rreth 140,000 km në vit me autobusë, kështu që e ndiej të nevojshme të them diçka në lidhje me këtë temë… Sa herë i jeni ankuar shoferit se ai nuk vozit më shpejt për të arritur në destinacionin tuaj më shpejt!? Sa herë nuk keni dashur as të dëgjoni një shofer të ketë orë pune të ligjshme dhe pushim!? Sa herë i keni kërkuar shoferit të ndalojë ‘vetëm për të zbritur nga autobusi për një kohë’ kur kthehshit nga një udhëtim!?”.

Nga të gjitha këto lutje dhe pyetje tuajat, stomaku ynë dhemb. Barku ynë dhemb sepse nëse ju kënaqim ne jemi fajtorë, nëse nuk kënaqemi – nuk jemi shokë të mirë. Miqtë e mi të dashur, mbase nesër do të jem në foto si kjo! Ndoshta është ndonjë koleg i imi …  As kjo histori dhe as shumë deri më tani nuk janë bardh e zi!”.

“Ai shofer donte të vinte në shtëpi, ta sillte bukën e familjes, ta përqafonte familjen, të flinte pak dhe të nisej përsëri në punë… zgjedhja e tij nuk ishte të lodhej, zgjedhja e tij nuk ishte t’i vriste njerëzit në autobus… ishte puna e tij dhe kjo ndodhi! Të mos e kryqëzojmë”.

/GazetaSinjali/