image Shoferi i kamionit rrezikon trafikun, bën tejkalim në vijë të plotë në rrugën Pejë - Prishtinë (VIDEO)

Sinjalizime

Shoferi i kamionit rrezikon trafikun, bën tejkalim në vijë të plotë në rrugën Pejë – Prishtinë (VIDEO)

news image

Nuk janë të rralla rastet në vendin tonë kur shoferët e tejkalojnë shpejtësinë e limituar gjatë vozitjes në rrugë dhe magjistrale, si dhe shkelin rregullat në komunikacion. Për një rast të tillë dhe shumë të rrezikshëm, Sinjali publikoi sot pamjet ku shihet shoferi i një kamioni rrugës nga Gjilani në Prishtinë teksa tejkalon në vijë të plotë.

Por msiç duket, rastet kur automjete të tilla tejkalojnë në vijë të plotë dhe rrezikojnë trafikun janë mjaft të shpeshta.

Për një rast tjetër që ka ndodhur po ashtu ditëve të fundit, në Dollc, rrugës për Prishtinë, një sinjalizues ka dërguar pamje. Në video shihet se si një kamion me targat 01 – 975– IC bën tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.

/GazetaSinjali/