image Shkrimtarja Kaltrina Maloku vjen me romanin më të ri “Luella”

Libra

Shkrimtarja Kaltrina Maloku vjen me romanin më të ri “Luella”

news image

Pas botimit të romanit “Luella” të shkrimtares Kaltrina Maloku, bibliotekave të Kosovës iu shtua edhe një libër.

Në qendër të këtij romani është një histori dashurie me personazh kryesor Luellën, një vajzë të re, e cila përballet me vështirësitë e karrierës që e shoqërojnë rininë në vendin tonë dhe është vetëm rastësia ajo që i jep mundësinë personazhit kryesor që të shpreh talentin e saj.

Protagonistja e këtij romani është e liruar nga komplekset dhe paragjykimet e shoqërisë, duke luftuar punën me forcën e saj për t’u përballuar vazhdimisht me këto dukuri të theksuara në vend.

Libri është botuar nga shtëpia botuese “Lena Graphic”, me redaktor Berat Armagedoni. Ndërsa, autorja ka njoftuar se për botimin e romanit ka pasur përkrahjen financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ndryshe, shkrimtarja Kaltrina Maloku, deri më tani ka botuar romanin “Heshtja e kohës”, “Britmat e shpirtit” dhe librin me poezi për fëmijë “Ma fal buzëqeshjen”. /Gazeta Sinjali/