image Shkrimtari serb: Kosova është shtet i padiskutueshëm, Serbia do ta njohë herët a vonë

Rajon

Shkrimtari serb: Kosova është shtet i padiskutueshëm, Serbia do ta njohë herët a vonë

news image

Shkrimtari serb, Dejan Atanackoviq, ka deklaruar se Kosova është shtet i padiskutueshëm dhe njohja nga Serbia do të ndodhë herët apo vonë.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Atanackoviq tha se Kosova është realitet me institucione legjitime.

“Çështja nuk është se duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por të njohim realitetin serb dhe pjesë e këtij realiteti është se Kosova është shtet i padiskutueshëm. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për shoqërinë serbe është momenti i njohjes formale, diçka që patjetër do të ndodhë herët a vonë dhe nuk është e parëndësishme se kush do ta bëjë njohjen formale dhe në çfarë mënyre”, thotë Atanackoviq.

Atanackoviq është një nga autorët e edicionit të fundit të “Buletin Stanar”, i Grupit për Politikë Konceptuale, kushtuar një teme që konsiderohet tabu në Serbi: “A është e mundur të mendosh njohjen e Kosovës nëse je serb?”

Atanackoviq mendon se Serbia duhet të kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat logjik i politikës katastrofale serbe të viteve ’90.

“Është një politikë me të cilën shoqëria serbe nuk është përballur kurrë plotësisht dhe aktorët e së cilës janë edhe sot në pushtet”, thekson ai, duke shtuar se Berogradi ‘po kryen terror ndaj serbëve në Kosovë”, dhe se veriu i Kosovës është “fushë për operacione kriminale”.

“Problemi më i madh është në njëfarë mënyre mohimi i ekzistencës së shqiptarëve në përgjithësi, në vend që të mendohet se në atë territor serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë në bashkëjetesë. Sot qarqet patriotike po i kthehen idesë për kthimin e Kosovës në Serbi. Po i kthehemi diçkaje që ishte shkaku i gjithë kësaj, që është represioni institucional dhe policor, pas së cilës u krijua diçka që është shtet i pavarur”, shpjegon Dimitrijeviq.

Sipas tij, në Serbi ekziston frika që të thuhet diçka që nuk është në përputhje me politikën zyrtare.

“Shtetet mund ta njohin njeri tjetrin ose nuk duhen, nuk është çështje njohjeje, kjo është çështje marrëdhëniesh, a duhet të fillojmë të flasim për atë tabu. Shumë njerëz e shohin atë shumë të rrezikshëm dhe shmangin të thonë atë që mendojnë në të vërtetë. Është një situatë e rrezikshme, tensione të tmerrshme që e mbajnë rob këtë vend dhe këtë shoqëri”, thotë Dimitrijeviq.

/GazetaSinjali/