image Shkon në mbi 160 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA

Botë

Shkon në mbi 160 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA

news image

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 160 mijë e 335, prej të cilëve 1 mijë e 334 kanë vdekur në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave nga ky infeksion.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 55 mijë e 75, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4 milionë e 919 mijë e 297.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,48 milionë të infektuar./Gazeta Sinjali/