COVID-19

Të infektuar

1052

Të shëruar

820

Të vdekur

30

Pandemia/ Shkon në 30 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Maqedoni

news image

Lehona, 27 vjeçare nga Kumanova është viktima më re nga koronavirusi në Maqedoni.

Më 30 mars e njëjta ka pasur lindje të parakohshme në repartin e gjinekologjisë, ndërsa një ditë më pas është shtruar në Klinikën Infektive. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë edhe 3 viktima të tjera dhe 18 të infektuar janë regjistruar 24 orët e fundit. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 617 ndërsa numri i viktimave në 30.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se rezultatet e 24 orëve të fundit janë bazuar në 351 teste të bëra.

Numri më i madh i të infektuarve vazhdon të jetë në qytetin e Shkupit, ndërsa në Kumanovë regjistrohet numri më i madh i viktimave.

Sot filloi zbatimi i orës policore në nivel shtetëror në Maqedoni, nga ora 16:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: