image Shkon në 212 numri total i rasteve me koronavirus në Shqipëri, 10 viktima

Rajon

Pandemia/ Shkon në 212 numri total i rasteve me koronavirus në Shqipëri, 10 viktima

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 212 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa 10 persona kanë ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë 212 rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19.