image Shkon në 18 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, shfaqen edhe 29 raste të reja

Rajon

Rajon/ Shkon në 18 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, shfaqen edhe 29 raste të reja

news image

Ka shkuar në 18 numri i viktimave në Shqipëri, teksa janë shënuar edhe 29 raste të tjera.

Sipas asaj që raportojnë mediat e Shqipërisë, viktima i 18-të ishte një 67 vjeçar nga Tirana, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.  Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë”, citohet të ketë thënë Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik. 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 29 raste të reja duke e çuar në 333 numrin e të infektuarve në total në të gjithë Shqipërinë.

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 333 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/