image Shkon në 17 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Rajon

Rajon/ Shkon në 17 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

news image

Në Shqipëri numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 17.

Këtë e ka konfirmuar Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministria ka konfirmuar se në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar.

“Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në Shqipëri aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 304./Gazeta Sinjali/