image Shkollat e Prishtinës mirëpresin fëmijët e ardhur nga Shqipëria

Kosovë

Mësimi/ Shkollat e Prishtinës mirëpresin fëmijët e ardhur nga Shqipëria

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se të gjithë fëmijët nga Shqipëria të cilët bashkë me familjete e tyre janë strehuar në Kosovë, janë të mirëpritur në shkollat e kryeqytetit.

Ahmeti tha se Drejtoria e Arsimit së shpejti do t’i tregojë detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve në sistemin arsimor të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë. Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do ti tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe indkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit”, ka shkruar Ahmeti.

Shumë familje që kanë ikur nga Shqipëria për shkak se kanë mbetur pa shtëpi për shkak të tërmetit, kanë gjetur strehim në Kosovë.

Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, 52 persona kanë humbur jetën, rreth 1 mijë janë lënduar e mijëra të tjerë kanë mbetur pa shtëpi. /Gazeta Sinjali/