image Shkollat e futbollit në Mitrovicë kundërshtojnë vendimin e qeverisë, thonë se nuk do ta respektojnë

Kosovë

Shkollat e futbollit në Mitrovicë kundërshtojnë vendimin e qeverisë, thonë se nuk do ta respektojnë

news image

Shkollat e futbollit në rajonin e Mitrovicës janë bashkuar për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e aktiviteteve sportive.

Përfaqësues të këtyre shkollave njëzëri kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë duke thënë se nuk do ta respektojnë.

Për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19, Qeveria e Kosovës, ka miratuar gjatë ditës së djeshme 25 masa të reja.

Një nga masat është edhe ndalimi i veprimtarive kulturore e sportive në ambiente të hapura e të mbyllura, duke përfshirë edhe shkollat e futbollit.

Sipas një komunikate të përfaqësuesve të shkollave, vendimi i qeverisë dëmton rëndë organizimin e klubeve të futbollit, të cilat veprojnë në regjionin e Mitrovicës, ku preken tri qytete, Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj.

“Ne si përfaqësues të klubeve/shkollave të futbollit kemi marrë vendim që të kundërshtojmë vendimin e Qeverisë,duke mos respektuar piken nr.8 të vendimit të Qeverisë të marrë me datën 28.07.2020,ku se shpejti do të përgjigjemi në forma të ndryshme,deri në protesta masive në bashkëpunim me të gjitha shkollat/klubet e futbollit nga e gjithë Kosova”, thuhet në komunikatë./ Gazeta Sinjali/