image Shkollat e Ferizajt do bëhen me ditarë digjitalë

Arsim

Shkollat e Ferizajt do bëhen me ditarë digjitalë

news image

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se shkollat e kësaj komune do bëhen me ditarë digjitalë, shkruan Gazeta Sinjali.

Aliu ka shkruar se në këta ditarë do kenë qasje të pakufizuar prindërit, nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave.

Ditari shkollor digjital – premtimi i radhës i përmbushur. Arsimin ferizajas edhe pak javë e ndajnë nga ndryshimi më i nevojshëm i përshtatur me ritmin e kohës, e para e këtij lloji dhe përmase në gjithë Republikën, qasja në menaxhimin e procesit mësimor, jo më përmes ditarit shkollor klasik, por ditarit shkollor digjital, në të cilën do të kenë qasje kudo në kohë reale e tërësisht të digjitalizuar, mijëra nxënës e prindër, qindra mësimdhënës e drejtues shkollash. Notat, mungesat, vlerësimet, oraret e mësimit e mësimi online, do të lundrojnë tashmë të digjitalizuara për gjithë nxënësit ferizajas, transparente tërësisht e të qasshme kudo, me vetëm një lidhje interneti. Ta gëzojnë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e drejtuesit e shkollave dhe arsimit ferizaj”, ka shkruar Aliu./Gazeta Sinjali/