image Shkolla fillore ku ndodhi masakra në Teksas do të shkatërrohet

Botë

Shkolla fillore ku ndodhi masakra në Teksas do të shkatërrohet

news image

Shkolla fillore Robb në Uvalde të Teksas, ku një person i armatosur vrau 19 nxënës dhe dy mësues, do të shkatërrohet. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i qytetit, Don McLaughlin gjatë një takimi të tensionuar dhe emocional të këshillit me banorët që kërkonin përgjigje për të shtënat.

Por ai nuk tha një datë se kur do të prishet shkolla.

Zemërimi i publikut është rritur që nga sulmi i majit, duke akuzuar policinë se ka pritur mbi një orë për t’u përballur me sulmuesin.

Robb Elementary ka afro 600 nxënës në klasat e dyta, të treta dhe të katërta.

Presidenti amerikan Joe Biden kishte sugjeruar rrëzimin e shkollës, tha senatori shtetëror Roland Gutierrez për mediat lokale muajin e kaluar.

Robb Elementary nuk do të jetë shkolla e parë që do të shkatërrohet pas një sulmi masiv.

/GazetaSinjali/