image “Shko thuaja motrës tënde”, Princi përplaset me vajzat, përplas mikrofonin në tokë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

“Shko thuaja motrës tënde”, Princi përplaset me vajzat, përplas mikrofonin në tokë

news image

Debatet në studion e Përputhen kanë qenë shumë të forta ditën e sotme.

Përplasjet kanë nisur prej arrogancës dhe sjelljeve mes djemve dhe vajzave.

I pari ishte Mevlani që tha se kërkon respektin për fjalën e tij ashtu siç respekton të gjithë konkurrentët.

Fjalën më pas e mori Princi i cili ofendoi vajzat duke i thënë: “Llumi i shoqërisë shqiptare”.

Ndërkohë vajzat u hodhën duke e kundërshtuar, madje edhe opinionisti Arjan Konomi i kërkoi Princit të mos përdorte fjalë të tilla pasi ishin të tepruara.

Në këtë moment Princi ka hedhur mikrofonin në tokë, ndërkohë që vajzat i thanë se nuk është as burrë e këto fjalë t’ia thotë motrës së tij.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin