image Shkencëtarët britanikë tregojnë se a mund të infektohet trupi dy herë me koronavirus

Botë

Shkencëtarët britanikë tregojnë se a mund të infektohet trupi dy herë me koronavirus

news image

Shkenctarët e King’s College London, studiuan se si trupi e lufton koronavirusin me antitrupa.

Raportohet se 96 pacientët që ishin pjesë e studimit, kishin antitrupa që mund të neutralizonin si dhe të ndalon coronavirusin.

Në studim thuhet se pacientët mund të jenë informuar keq apo të njejtit mund të kenë menduar se janë shëruar nga virusi.

A mund të preken njerëzit dy herë nga coronavirusi?

U raportua tashmë se disa persona u përballën me infeksione të shumta të coronavirusit, në një hapësirë të shkurtër kohore.

Mirëpo, problemi qëndron në konsensuesin shkencor, gjerësisht tek testimi – pasi pacientët mund të jenë informuar keq, dhe të njëjtit mund të kenë menduar se janë shëruar nga virusi.

Askush nuk është ri-infektuar qëllimisht nga virusi, në mënyrë që ata të testojnë edhe imunitetin, por një racë e majmunëve u infektuan sërish.

Ata u infektuan dy herë, një herë për të zhvilluar imunitet dhe pastaj edhe në herën e dytë tre javë më vonë.

Ndërkohë këto eksperimente shumë të kufizuara, treguan se ata nuk shfaqën simptoma sërish pas një infeksioni të dytë. /Gazeta Sinjali/