image Shkencëtarët zbulojnë materialin që mund të sjellë revolucion në energji dhe elektronikë

Kuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë materialin që mund të sjellë revolucion në energji dhe elektronikë

news image

Shkencëtarët kanë njoftuar për krijimin e një materiali superpërçues që funksionon në temperatura dhe presion të ulët, duke qenë në gjendje të transmetojë energji elektrike pa rezistencë dhe të krijojë fusha magnetike.

Sipas The Independent studiuesit kanë thënë se zbulimi i kësaj materie mund të bëjë që rrjetet e energjisë të transmetojnë pa probleme energjinë, duke kursyer deri në 200 milionë negavat orë, që aktualisht e humbasin nga rezistenca. Po ashtu është bërë e ditur se ky material mund të kontribuojë në shkrirjen bërthamore – një proces i shumëpritur që mund të krijojë fuqi të pakufizuar.

Shkencëtarët po ashtu kanë shtuar se materiali mund të gjejë zbatim edhe në lloje të reja të pajisjeve mjekësore.

Lidhur me zbulimin e ri shkencëtari në krye të ekipit, Ranga Dias, ka njoftuar se materiali i ri përshkruhet në një punim, të botuar në revistën Nature, ndërsa ka thënë se materiali është quajtur “reddmatter”, pas ngjyrës që kishte marrë gjatë procesit të krijimit të tij.

Profesor Dias ka dhënë detaje për krijimin e materialit, duke thënë se është realizuar me përzierje të një metali të rralë tokësor të njohur si lutetium me hidrogjen dhe azot, ndërsa në punimin mbi materialin është thënë se zbulimi do të shënojë një epokë të re për përdorimin praktik të materialeve superpërçuese.

/GazetaSinjali/