image Shkencëtarët suedezë: Mos veproni si Suedia, numri i të infektuarve me COVID-19 mund të rritet

Botë

Shkencëtarët suedezë: Mos veproni si Suedia, numri i të infektuarve me COVID-19 mund të rritet

news image

Në një artikull të botuar në revistën USA Today, shkencëtarët suedezë u bëjnë thirrje vendeve dhe qeverive të tjera që të mos punojnë si Suedia.

Përkatësisht, në vend të karantinës si mbrojtje kundër përhapjes së infeksionit, autoritetet suedeze u mbështetën në vetëdijsimin e njerëzve, duke mos futur kufizime të rrepta e duke lënë të funksionojnë jeta normalisht.

Rezultati është se Suedia ka katër e gjysmë herë më shumë viktima të COVID-19 sesa së bashku vendet e tjera nordike, dhe shtatë herë më shumë vdekje, për milion qytetarë, krahasuar me vendet fqinje.

Suedia madje ka qenë në krye të botës për sa i përket numrit të vdekjeve nga koronavirusi në raport me numrin e banorëve.

Megjithë viktimat dhe të infektuarit, autoritetet nuk i ndryshuan masat ose taktikat, kështu që tani në Suedi, 75 mijë njerëz janë infektuar, dhe deri më tani 5 mijë e 600 kanë vdekur nga koronavirusi.

Ky numër, shkencëtarët suedezë paralajmërojnë se mund të rritet në të ardhmen e afërt./Gazeta Sinjali/