image Shkarkohet Ismet Temaj, rektori i Universitetit të Prizrenit

Arsim

Shkarkohet Ismet Temaj, rektori i Universitetit të Prizrenit

news image

Ismet Temaj, rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren është shkarkuar nga detyra e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një njoftim në faqen e Universitetit, është bërë e ditur se Këshilli Drejtues e ka shkarkuar rektorin Temaj përmes votimit të fshehtë.

Sipas këtij njoftimi, Ismet Temaj, është shkarkuar me 5 veta pro, një kundër dhe një abstenim.

Në mbledhjen e mbajtur më 6.7.2021, Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, shkarkoi nga detyra Rektorin e Universitetit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/