image Shitjet e kompjuterëve goditen nga mungesa e çipeve

Teknologji

Shitjet e kompjuterëve goditen nga mungesa e çipeve

news image

Edhe pas lehtësimit të masave njerëzit vazhdojnë të blejnë kompjuterë personal me ritmin e pandemisë.

Kjo ka bërë që kompanitë Dell Technologies dhe HP të raportojnë të ardhura përtej parashikimeve të Wall Street për tremujorin e parë të vitit.

Pavarësisht kësaj, askionet e Dell ranë me 1%, ndërsa ato të HP ranë me 6%, pasi dy kompanitë paralajmëruan që mungesa e çipit kompjuterik mund të ndikojë aftësinë e tyre për të përmbushur kërkesën për laptop këtë vit.

HP, e cila renditet e dyta midis prodhuesve botëror të PC-ve, ka thënë se mungesat mund të limitojnë aftësinë për të prodhuar kompjuterë personal dhe printerë deri në fund të këtij viti.

Por përsëri, kompanitë liderë në industrinë e pajisjeve kompjuterike, u shprehën se pritet që kërkesa për laptop do të vazhdojë të rritet për shkak të punës dhe shkollimit në distancë.

Dërgesat globale të kompjuterëve personalë u rritën me 55.2% gjatë tremujorit të parë.

Ndërsa Dell ka thënë se të ardhurat nga shitja e kompjuterëve desktop, notebook-ëve dhe tabletëve u rritën me 20% në 13.31 miliardë dollarë në tremujorin e raportuar.

Shitjet nga kompjuterët personal të HP u rritën me 27% në periudhën janar-prill, ndërsa shitjet e notebook-ëve u rritën me 47% nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat totale të Dell u rritën me 12% në 24.49 miliardë dollarë në tremujorin e parë, ndërsa HP raportoi të ardhura totale prej 15.9 miliardë dollarë./GazetaSinjali/