image Shitet me çmim marramendës bluza e basketbollit e Obamas

Basketboll

Ankand/ Shitet me çmim marramendës bluza e basketbollit e Obamas

news image

Bluza e basketbollit e ish-presidentit të SHBA-së Barack Obama u shit sot në një ankand për 120,000 dollarë, tha shtëpia që organizoi shitjen në Teksas.

Obama kishte veshur një bluzë të basketbollit kur ishte 18-vjeç, në një shkollë të mesme në Hawaii, ku jetonte, sipas shtëpisë së ankandeve Heritage Oaks.

Ish-presidenti Obama është një tifoz i basketbollit që ai shpesh luante ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë, me staf presidencial si dhe të ftuar.

Bluza është blerë nga një koleksionist i sportit dhe artefakteve, i cili nuk deshi të identifikohet./ Sinjali/