image Shisnin drogë përmes picerisë, arrestohen tre persona në Tiranë

Shqipëri

Shisnin drogë përmes picerisë, arrestohen tre persona në Tiranë

news image

Dy të rinjë dhe një 23-vjeçare është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi që të njëjtit akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Forcat e policisë bëjnë të ditur se të arrestuarit janë L. N., 24 vjeç, E. P., 21 vjeç si dhe u procedua penalisht shtetasja  Xh.Ç, 23 vjeçare.

Shtetasi L. N, kishte në menaxhim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P., i cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash.

Shtetasja Xh.Ç, (bashkëjetuesja e L.N.) ka fshehur lëndën narkotike. Në cilësinë e provës materiale është gjetur një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.

Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./GazetaSinjali/