image Shijojeni motin, temperaturat deri në 35 gradë

Kosovë

Shijojeni motin, temperaturat deri në 35 gradë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot të nxehtë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas IHMK-së, kjo situatë vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

“Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj te një shtresë e popullatës, sidomos te personat në moshë dhe te ata me sëmundje kronike, për shkak të vlerave të larta termike dhe indeksit UV të lartë.”

May be an image of map and text

/GazetaSinjali/